Kryeministri çek Babish i reagon presidentit Zeman: Jam i gatshëm për debat rreth Kosovës

09:29 | 12 Shtator 2019

Kryeministri i Çekisë Andrej Babish deklaroi se është i gatshëm që të debatoj me presidentin e shtetit Milosh Zeman rreth heqjes eventuale dorë nga njohja e Çekisë për Kosovën, shkruan “B92”.

“Më shumë do doja që të ketë debat në atë temë kur kemi takime rreth politikës tonë të jashtme, ku do takoheshin presidenti dhe kryetarët e dhomave të parlamentit, kryeministri dhe shefi I diplomacisë dhe ministri i policisë. Do presim një takim të tillë pastaj do marr qëndrim” ka thënë kryeministri Babish para gazetarëve.

Zeman që qëndroi në Beograd në vizitë zyrtare ka thënë se e do Serbinë por nuk e do Kosovën dhe nuk e konsideron demokratik.

“personalisht mendon se shteti në të cilin në krye qëndrojnë kriminelët e luftës nuk i takon bashkësisë së shteteve demokratike “, ka thënë Zeman.

Në pyetjen nëse Çekia mund të heq njohjen e Kosovës (vendimin u marr në vitin 2008), Zeman ka thënë se për këtë do bisedohet në muajin që vjen me udhëheqjen e vendit.

Nënkryetari i parë i Qeverisë së Çekisë dhe ministri i punëve të brendshme Jan Hamaçek ka përkujtuar se politika e jashtme çeke është në përgjegjësi të kabinetit të ministrit. “Qëndrimi i presidentit rreth Kosovës është i njohur moti. Çfarëdo hapi në të ardhmen është në përgjegjësi të qeverisë “, ka thënë Hamaëek, transmetoi “ Sputnjik”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara