Kryeministri bënë homazhe tek varri i Rugovës, viziton edhe familjen e tij

12:13 | 11 Janar 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ëbrë homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova.

Në një status në rrjetin social facebook, ai ka shkruar se pas homazheve ka vizituar familjen Rugova për t’u uruar mbarësi në këtë vit.

Statusi i plotë:

Sot kam bërë homazhe te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe ndava disa çaste me familjen e tij të nderuar, të cilës i urova mbarësi në këtë vit. Në frymën e trashëgimisë së tij politike, ne po vazhdojmë rrugën për një Kosovë të zhvilluar dhe të integruar në të gjithë mekanizmat ndërkombëtar, me orientim perëndimor dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

RH

Shpërndaje në rrjete sociale