Krushianët të ofenduar me përgjysmimin e dënimit të kriminelit serb Darko Tasiq

11:21 | 3 Dhjetor 2020

Banorët e Krushës së Madhe dhe të Vogël kanë protestuar në shenjë revolte me uljen e dënimit ndaj kriminelit serb, Darko Tasiq.

Selami Hoti, kryetar i fshatit Krushë e Madhe tha se kanë ardhur para Pallatit të Drejtësisë për të folur me gjykatësin, raporton portali arbresh.info

“Kemi ardh këtu para pallatit për të shprehur revoltën tonë. Ne tani do të futemi brenda me një grup prej pesë familjarëve të bisedojmë me kryetarin dhe pastaj te shohim” , tha ai.

Shpresa Shehu përfaqësuese e fshatit Krushë e Vogël  tha se është shumë fyerje ndaj tyre si familjarë ulja përgjysmë e dënimit ndaj serbit Darko Tasiq.

“Jemi të indinjuar jemi shumë të mërzitur kjo është padrejtësi shumë e madhe ti përgjysmohet dënimi kriminelit serb”, tha ajo.

Ndërkohë Tasiqit i është ulur dënimi nga 23 vjet sa i kishte në 11./arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara