KRU Mitrovica do të blejë karrige lëvizëse

18:34 | 9 Dhjetor 2018

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica së shpejti do të bëhet me karrige të reja.

E për Bordin e Drejtorëve të kësaj kompanie nuk do të blihen çfarëdo karrige, shkruan Arbresh.info.

Në njoftimin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se të 15 karriget duhet të jenë lëvizëse.

“Furnizim me karrige lëvizëse. Përmes procedurave te prokurimit do te përzgjidhet një operator ekonomik i cili do t’a kryej furnizimin me 15 karrige lëvizëse, te cilat  do te shërbejnë për sallën e mbledhjeve të Bordit të Drejtorëve”, thuhet në përshkrimin e kësaj lënde.

Ndërsa shuma që është planifikuar të shpenzohet për këtë blerje është mbi 1 mijë euro ose saktësisht 1 mijë e 100 euro.

Në të njëjtin njoftim përmenden disa nga kushtet për pjesëmarrje ndërsa njëri nga kriteret e dhënies së tenderit është edhe ofrimi i çmimit më të ulët.

E data e fundit për aplikim është 12 dhjetori , e njëjta ditë kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara