Kreatori i fushatës së Obamës ishte edhe kreatori i fushatës së Albin Kurtit (FOTO)

11:04 | 9 Tetor 2019

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur t’i fitojë zgjedhjet e 6 tetorit duke e lërë pas LDK-në dhe PDK-në.

Kjo ishte hera e parë që zgjedhjet i fitoi një parti jotradicionale në Kosovë, 20 vite pasluftës partia e Kurtit ka lërë mbrapa LDK-në dhe partitë e krahut të luftës që qeverisin përmes koalicionit PAN.

Fushata e VV-së u cilësua shumë kreative, qasja me qytetarët dhe përdorimi rrjeteve i sociale. Përpos fjalorit filozofik me përshtatje letrare të Kurtit diçka që e karakterizon atë, këtë vit janë vrejtur edhe shumë detaje tjera që nuk kanë qenë në të kaluarën pjesë e fushatës së VV-së.

Arun Chaudhary është regjisor politik amerikan. Pasi shërbeu në fushatën presidenciale të Presidentit Barack Obama për vitin 2008, atij iu kërkua të bëhej videografi i parë zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, një pozicion që ai mbajti nga 2009-2011

Ky person ka qenë kreatori i fushatës së Albin Kurtit në këto zgjedhje.

“kjo është vetëm një fotografi e imja me Kryeministrin e ri të Kosovës”, ka shkruar regjisori amerikan në Facebook pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje.

Po ashtu vërehet se fushata e Obamës dhe Albin Kurtit kishte një ngjajshmëri të madhe, sigurisht kreatori amerikan kishte ndikim e vet në një fushatë tejet kreative të Lëvizjes Vetëvendosje. /Ballkani.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara