Krasniqi: Prioritet duhet të jenë të papunët

23:19 | 5 Shkurt 2019

Skënder Krasniqi, drejtor i Odës Afariste të Kosovës, ka thënë se në Kosovë prioritet duhet të jenë të papunët, pasi që janë shtresa më e rrezikuar.

Ai ka folur të martën në “55 minuta” në RTK 3.

“Shteti duhet të mendojë për rritjen e punësimit. Shkalla më e rrezikuar në Kosovë janë të papunët”, ka thënë ai.

Kurse për ata që punojnë, Krasniqi ka thënë se atyre duhet t’u bëhet sigurimi shëndetësor dhe sigurimi në punë. “Këto e rrisin shumë më shumë edhe qëndrueshmërinë e punëtorëve”.

Shpërndaje në rrjete sociale