Krasniqi: Jo akuzave si përndjekje dhe fushatë

23:07 | 18 Prill 2018

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka vlerësuar se lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk është dhe nuk mund të jetë ndonjë gjë që duhet vlerësuar si një masë e gatishmëri për të vlerësuar luftën kundër veprave kriminele e korruptive apo si sundim i ligjit.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se akuzat si përndjekje a fushatë në një shoqëri demokratike nuk guxojnë të ndodhin.

Postimi i Krasniqit në Facebook:

JO AKUZAVE SI PËRNDJEKJE DHE FUSHATË NDJEKJEJE!

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk është dhe nuk mund të jetë ndonjë gjë që duhet vlerësuar si një masë e gatishmëri për të vlerësuar luftën kundër veprave kriminele e korruptive apo si sundim i ligjit.
Pse?
Gjatë gjithë viteve të lirisë e të pavarësisë, praktika ka treguar se ka pasur shumë akuza e pak, shumë pak vërtetime të akuzave të ngritura. Ditëve të fundit kemi një fushatë të madhe në ngritjen e akuzave nga Prokuroria e Shtetit, por, krejt çështja është, sa aktakuza do të verifikohen nga gjyqësori. Nëse një gjyqësor, në se paku në 70% të akuzave të ngritura nuk verifikohen, atëherë prokuroria ka dështuar t’i argumentoj akuzat e saja.

Një Prokurorie të Shtetit që i dështojnë 60/70% të lendeve të ngritura në aktakuza, që do të thotë nuk i vërtetohen nga gjyqet, ai Sistem i Drejtësisë është i dështuar. Pra, një Prokurori është e suksesshme atëherë kur i verifikohen 60/70% të akuzave të ngritura. Në të gjitha vendet ku ndodh ky fenomen, duhet me urgjencë të rishikohet profesionalizmi dhe efikasiteti i Prokurorisë se Shtetit.

Në raste të tilla, nuk mund të thuhet se ka pasur hetuesi, por, ka pasur përndjekje. Kudo ku do të ndodhte kjo, do të duhej të dëmshpërbleheshin të dëmtuarit. Përndryshe, tek ne jo pak herë gjatë viteve të lirisë e të pavarësisë kemi parë: linçime publike! Demokracia si sistem që i mbron të drejtat dje liritë e njeriut, nuk e pranon përndjekjen e as lincimin publik. Dhe në fund të përndjekurit apo të lincuarit janë shpallur të pafajshëm. Ndërsa, demi moral që u është bërë atyre njerëzve ka qenë i madh
Akuzat si përndjekje a fushatë në një shoqëri demokratike nuk guxojnë të ndodhin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara