Krasniqi e Zymeri, talentët që po mahnisin në basketbollin e Kosovës

13:02 | 11 Janar 2020 | Edonis Bytyqi

Talentët e sportit në vendin tonë vazhdojnë ta dalin gjithnjë e më shumë.

Krahas talentëve te shumtë në lojën më të bukur, futbollin, nuk mungojnë as talentët e basketbollit.

Në mesin e disa talentëve të basketbollit në vendin tonë janë  edhe Art Kransiqi dhe Eldin Zymeri, të cilët i pret një e ardhme e ndritshme.

Të dy lojtarët trajnohen në shkollën “Golden Basket” nga trajneri i njohur kosovar, Betim Berisha.

Art Krasniqi ka vetëm 10 vjet, mirëpo është mjaftë i mirë në gjuajtjet drejt koshit.

Krasniqi në një intervistë për portalin arbresh.info, u shpreh se basketbolli i pëlqen shumë pasi është sport i gjallë ndërsa idolli i tij është Kyrie Irving.

“Kam zgjedhur të luajë basketboll sepse është sport i mirë, i gjallë dhe të forcon. Lojtari im i preferuar është Kyrie Irving”, tha ai.

Krasniqi deklaroi se synimi i tij për të ardhmen është të bëhet një lojtar i mirë dhe me arritje të mëdha.

“Që kam me qenë një lojtar i fortë edhe kom me mbërri shumë. Kujdesëm gjithashtu për ushqimin”, deklaroi Arti.

Ndërkohë Eldin Zymeri për portalin arbresh.info, tha se ka zgjedhur të luajë basketboll sepse është sporti i tij i preferuar kurse lojtari që i pëlqen më së shumti është Lebron James.

“Unë e kam zgjedhur basketbollin sepse ka qenë sporti më i preferuar dhe më është dukur interesant të luajë. Lojtari im i preferuar dhe më i miri është Lebron James”, u shpreh ai.

Ndërsa për të ardhmen, Zymeri deklaroi se ëndrra e tij është të luajë në kampionatin më të mirë në botë, NBA.

“Unë shpresoj të jem një basketbollist kur të rritëm, po ashtu do të doja të fitoja ligën dhe të jem në NBA. Provoj të kujdesëm për ushqimin sa më shumë”, deklaroi Eldini.

Shumë i kënaqur me punën e këtyre dy të talenteve është trajneri Betim Berisha. Sipas tij të dy fëmijët janë shumë të talentuar dhe e ardhmja e tyre është shumë e ndritshme.

“Në realitet këta janë dy fëmijët më të talentuar në Golden Basket, kanë një të ardhme të ndritur, këta fëmijë karakterizohen për nga talenti dhe po ashtu për nga edukata dhe vullneti që kanë. Nëse do vazhdojnë kështu do arrijnë shumë larg”, deklaroi ai.

Berisha beson që Arti dhe Eldini në momentin kur do t’i mbushin 14 vjet do të janë të përzgjedhur nga Kosova për U16 dhe pastaj do ta përfaqësojnë Kosovën në kategoritë më të larta.

“Art Krasniqi dhe Eldin Zymeri janë të kategorisë U12, por jam shumë i bindur se pas një kohë këta dy do të grumbullohen në përfaqësueset e reja, pranë në momentin që do ti bëjnë 14 vjet do të përzgjidhen për U16 dhe do vazhdojnë ta përfaqësojnë Kosovën në kategoritë e tjera”, përfundoi Berisha.

Krejt në fund sipas trajnerit, Betim Berisha nga të dy talentet pritet shumë në të ardhmen./E.Bytyqi/arbresh.info/

Krasniqi e Zymeri, talentët që po mahnisin në basketbollin e Kosovës

Krasniqi e Zymberi, talentët që po mahnisin në basketbollin e Kosovës

Publiée par Arbresh.info sur Vendredi 10 janvier 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara