KQZ dërgon në rinumërim  530 vendvotime, Daka fton prokurorinë të hetojë manipulimet që u bënë

10:07 | 17 Tetor 2019 | Mira Avdimetaj

Më kërkesë të Qendër të Numërimit dhe Rezultateve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të dërgojë në rinumërim edhe 530 vendvotime.

Në këto vendvotime pati manipulime të rezultateve, përfshirë numrin e votave të një kandidati më tepër se votat e subjektit, raporton arbresh.info.

Rinumërimi do të fillojë sot në orën 16:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, kërkon nga Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës të jenë të pranishëm gjatë rinumërimit dhe të ndëshkohen ata që manipuluan procesin në këto vendvotime./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara