Kossnett: Është nder që Kosova organizon një mori aktivitetesh për të nderuar viktimat e 11 shtatorit

09:56 | 11 Shtator 2019

Më rastin e 18 vjetorit të sulmit terrorist ndaj kullave binjake në SHBA, në oborrin e Qeverisë së Kosovës është përuruar obelisku “Kosovo Remembers” në nderim të rreth 3 mijë viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2011.

Obelisku ka mbishkrimi “Kosovo Remember” ose në shqip “Kosova Kujton”.

Në këtë ceremoni, ambasadori amerikan, Philip Kossnett, tha se është nder që çdo vit Kosova organizon një mori aktivitetesh për të nderuar viktimat e 11 shtatorit.

“Pas sulmit një pjesë e madhe e Kosovës u solidarizua me Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe në kohën që ishte, duke ndezë edhe qirinj për ne. Kosova vazhdon memorialët për këtë ditë. Çdo vit në Prishtinë Policia e Kosovës dhe tani më Ushtria e saj ngrisin flamurin anë e kënd kudo për këtë ditë duke nderuar viktimat e sulmit në ShBA”, tha Kossnett.

I pranishëm në zbulimin e kësaj pllakate ishte edhe Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj./arbres.info/

Zbulohet obelisku kushtuar viktimave të 11 shtatorit 2001 në ShBA

Zbulohet obelisku kushtuar viktimave të 11 shtatorit 2001 në ShBA

Publiée par Arbresh.info sur Mercredi 11 septembre 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara