Kosova nuk merr përgjegjësi për personat e përfshirë në rastin e Kumanovës

09:43 | 16 Maj 2015

Analisti Driton Selmanaj nga KDI, ka bindjen se sa më shpejt që të ketë qartësim të situatës, aq më e lehtë do të jetë edhe mos cenimi i marrëdhënieve të mira në mes të dyja vendeve.

Sipas tij, pjesëmarrja individuale e qytetarëve të Kosovës në tërë atë që ndodhi në Kumanovë, nuk i bartin përgjegjësi shtetit të Kosovës në asnjë dimension.

“Sa më shumë të qartësohet situata se çfarë ka ndodhur atje, aq më lehtë do të kalohet kjo situatë në raportet ndër shtetëror, sepse sa më shumë të qartësohet se dikush nga shteti ka qenë të involvuar për këtë rast, atëherë Kosova pothuajse si shtet e bëjnë absolutisht të pafajshëm po thuajse pa asnjë përgjegjësi, diplomatike as politike”,tha Selmanaj.

Ndryshe, në përleshjen e armatosur që ka filluar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Lagjen e Trimave në Kumanovë, janë vrarë 10 persona nga grupi i armatosur dhe 8 policë. Kurse, në polici po mbahen 30 persona.

Mësohet se janë gjithsej 68 objekte që kanë pësuar dëme nga luftimet e fundjavës së shkuar, prej të cilave 28 shtëpi janë vlerësuar si “të shkatërruara plotësisht”.

Shpërndaje në rrjete sociale