Kosova, memorandum me Zvicrën për mbrojtjen e personave të riatdhesuar nga ky shtet

10:27 | 24 Prill 2019

Është nënshkruar memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Komisionit Nombëtarë Zvicëran për Parandalimin e Torturës dhe Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës, për monitorim të përbashkët të operacioneve të kthimit me forcë ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, tha me këtë rast se kjo marrëveshje e nënshkruar me shtetin zviceran shënon një sukses të madh për vendin, raporton arbresh.info.

Jashari gjithashtu tha se qëllimi i këtij memorandumi është riatdhesimi i personave që riatdhesohen nga Zvicra.

“Kjo është marrveshja e parë nderkombëtare nënshkruar dhe shënon një sukses. Ky mekanizëm është nënshkruar në janar të vitit 2016. Ka për qëllim mbrojtjen e personave që riatdhesohen nga Zvicra. Nga ana tjetër ky mekanizëm është përgatitur për monitorim të të riatdhesuarve. Kemi pas fat që kemi pas mbeshtetje Këshillin e Evropës”, tha avokati i popullit Hilmi Jashari.

Ambasadori zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, e vlerësoi këtë memorandum si një hap që fuqizon të dy vendet në përmbushjrn e detyrave të tyre.

“Memorandumi i sotëm i Mirëkuptimit ndërmjet këtyre dy mekanizmave ka të bëjë me monitorimin e operacioneve të kthimit të detyrueshëm në mes të Zvicrës dhe Kosovës. Ky memorandum koordinon dhe përcakton përgjegjësi të qarta që sigurojnë se të kthyerit trajtohen në mënyrë korrekte dhe njerëzore nga policia zvicerane dhe forcat policore të Kosovës. Ky bashkëpunim është një hap që i fuqizon të dy vendet në përmbushjen e detyrave të tyre dhe ka për qëllim mbrojtjen e individëve nga keqtrajtimi nga shteti”, tha ambasadori zviceran Lebet./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara