Kosova e Kroacia për fuqizim të bashkëpunimit në shëndetësi

15:51 | 28 Shkurt 2020

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës,  Arben Vitia, priti në takim, Ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisiq.

Gjat takimit me Ambasadoren Barisiq, Ministri Vitia ka falënderuar shtetin e Kroacisë për ndihmën e dhënë Kosovës në rrafshin politik dhe në sektorin e shëndetësor dhe ka shprehur përkushtimin për fuqizimin e këtij bashkëpunimi.

Kosova dhe Kroacia kanë marrëveshje bashkëpunimi në shëndetësi dhe bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë për fuqizimin e këtij bashkëpunimi snë rrafshin e avansimit të shërbimeve të reja dhe ngritjes së nivelit të profesionistëve shëndetësor me qëllim që qytetarëve të vendit t’u sigurohen shërbime shëndetësore cilësore e të sigurta. /arbresh.info/

Lajmet më të lexuara