Kosnett përshëndet vendimin e gjykatës për rastin e Blert Morinës

18:12 | 24 Janar 2020

Ambasadori i SHBA-ve, Philip Kosnett është shprehur i kënaqur me rastin e aplikimit të aktivistit transgjinor Blert Morina, për të ndryshuar dokumentet e identitetit të përcaktimit gjinor.

Kosnett ka thënë se me mbështetjen e këtij veprimi të urdhëruar nga gjyakata, ky është një hap i rëndësishëm për të drejtat e LGBT-së në Kosovë.

”I kënaqur të shoh një aktivist transgjinor Blert Morina që aplikonte për ndryshimin e dokumenteve të identitetit të përcaktimit gjinor mori mbështetje të urdhëruar nga gjykata – një hap i rëndësishëm për të drejtat e LGBT në #Kosovë”, shprehet ai në twitter.

Pleased to see transgender activist Blert Morina applying for changing gender designation identity documents with court-ordered support – an important step for LGBT rights in #Kosovo. https://t.co/uikY6BIfuv pic.twitter.com/CkmAPh0DuS

— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) January 24, 2020

Lajmet më të lexuara