“Korrigjimi i kufirit, i pamundur”

08:25 | 15 Gusht 2018

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, historiani Jakup Krasniqi, ka vlerësuar se korrigjimi i kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ndodhë.
Ai ka thënë se aktualisht një gjë e tillë është e pamundur.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Krasniqi ka bërë me dije se idetë për korrigjim të kufirit veçse kanë filluar t’i prodhojnë pasojat.
Ai ka theksuar se deklarimet e fundit për çështjen e kufijve janë duke e rrezikuar shumë të ardhmen e shtetit dhe të kombit.

Krasniqi ka deklaruar se shkëmbimi i territoreve mund të bëhet vetëm kur dialogu zhvillohet mes vendeve që e njohin njëri-tjetrin.

Ai ka bërë me dije se së pari do të duhet të ndodhë normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, njohja në kufijtë ekzistues, pastaj në rrethana krejt të tjera mund të bisedohet për çështje të tilla.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara