Kontrolli Ajror shpenzoi mbi 16 milionë euro

08:11 | 14 Prill 2015

Me mbi 16 milionë euro në dispozicion, menaxhmenti i Kontrollit të Trafikut Ajror të Aeroportit të Prishtinës e ka sjellë ndërmarrjen në pozitë, në të cilën nuk ka mjete financiare në dispozicion as për pagat e stafit.

Mungesën e pagave për muajin mars për stafin, menaxhmenti e ka arsyetuar me pagesat që kanë bërë për shpronësimet e tokave të Aeroportit dhe disa projekte tjera kapitale.

Megjithatë, kjo është vetëm “njëra anë e medaljes”, pasi që me rastin e koncesionimit të terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës nga kompania turke “Limak”, Kontrollit të Trafikut Ajror, e cila udhëhiqet nga Bahri Nuredini, i ishin transferuar më shumë se 8 milionë euro, nga të cilat mjete do të duhej të bëheshin edhe pagesat për shpronësim, shkruan Zëri.

Po ashtu gjatë periudhës pas koncesionimit të terminalit e deri në fund të vitit që lamë pas, Trafiku Ajror ka grumbulluar edhe rreth 8 milionë euro nga shërbimet e navigacionit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara