Konjufca: Bajraktarizmi i AAK’së dëmtoi opozitën e bashkuar

23:38 | 19 Prill 2016

Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje Galauk Konjufca ka bërë me dije se thellimi i bashkëpunimit opozitar është pamundësuar nga AAK’ja, ideologjia e së cilës, sipas tij, është bajraktarizmi.

Në këtë intervistë për ‘Epokën e Re’ Konjufca ka thënë se krijimi i koalicionit AAK – NISMA ka dëmtuar tashmë kauzën e opozitës së bashkuar.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në protestën e 14 majit e cila është thirrur nga AAK’ja.

Megjithatë, Konjufca ka theksuar se Vetëvendosja mbetet e hapur për AAK’në dhe Nismën.

Ai ka shtuar se fitorja do të jetë më afër sipas alternativës së prezantuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara