Konflikt i rëndë familjar në Fushë Kosovë, i dyshuari godet me veturë vëllanë dhe gruan e tij

10:05 | 10 Prill 2020

Një konflikt familjar në Fushë Kosovë dje ka mundur të përfundojë në formën më të keqe.

Policia ka treguar se ka arrestuar të dyshuarin mashkull, i cili pas një mosmarrëveshje e kishte kanosur verbalisht vëllaun e tij

Mirëpo këtu nuk përfundoi me kaq. I dyshuari me veturën e tij në lëvizje i kishte goditur tavolinën me karrige në të cilin kishte qenë ulur viktima me bashkëshorten e tij.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara