Konfiskohen 121 copë 2 euroshe të falsifikuara në Prishtinë

12:34 | 30 Qershor 2020

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se në një market të kryeqytetit ka konfiskuar 121-copë x 2€  monedha metalike për të cilat dyshohet se kishin qenë të  falsifikuara, transmeton arbresh.info.

Ky është njoftimi i plotë:

Prishtinë 29.06.2020-12:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se dy persona meshkuj  kosovarë  kishin shkuar në market për t’i këmbyer 121-copë x 2€  monedha metalike në monedha të letrës, por monedhat metalike  dyshohet se kishin qenë të  falsifikuara. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar monedhat e dyshuara. Rasti vazhdon të hetohet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara