Konfirmohet raportimi i Arbresh.info| Skender Hyseni bisedoi me Grenell thotë se mbetet i angazhuar fuqishëm rreth dialogut

20:12 | 4 Gusht 2020

Arbresh.info gjatë ditës ka raportuar se koordinatori për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, ka biseduar përmes telefonit me të Dërguarin Special për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Këtë konfirmoi në një shkrim në Facbook vetë Hyseni i cili dha detaje për temat e diskutuara

Ambasadori Grenell mbetet i përkushtuar dhe i angazhuar fuqishëm rreth dialogut Kosovë-Serbi i cili duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë, ka thënë Hyseni.

Ky është njoftimi i plotë:

Sot në pamundësi të takimit në Washington (Ambasadori Grenell ishte në Kaliforni) pata një bisedë të gjatë telefonike me Ambasadorin Richard Grenell i Dërguar i Posaçem i Presidentit Trump.

Bisedën e përqëndruam në aspekte të veçanta të zhvilimeve në Kosovë dhe rajon. Amasadori Grenell mbetet i përkushtuar dhe i angazhuar fuqishëm rreth dialogut Kosovë-Serbi i cili duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë. Normalizimi i raporteve përmes zhvillimit ekonomik dhe mbështetja e projekteve investive mbeten ne fokus të agjendës dhe pëkushtimit të Ambasadorit Grenell.

Hyseni bisedon përmes telefonit me Grenell, roli i SHBA-ve esencial për dialogun

Sot në pamundësi të takimit në Washington (Ambasadori Grenell ishte në Kaliforni) pata një bisedë të gjatë telefonike me…

Publiée par Skender Hyseni sur Mardi 4 août 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara