Komuna e Skenderajt me aktivitete të ndryshme do të shënojë 12 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

09:34 | 15 Shkurt 2020

Nën patronatin e Kryetarit, Bekim Jashari, Komuna e Skenderajt, edhe këtë vit me aktivitete të ndryshme do të shënojë 12 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Shënimi i kësaj feste shtetërore, të hënën, me 17 shkurt, do të fillojë me homazhet që do të mbahen tek busti i Komandantit Legjendar Adem Jashari, për të vazhduar më pas në Kompleksin Memorial në Prekaz dhe në memorialin e dëshmorëve në Marinë.

Kuvendi Komunal i Skenderajt do të mbajë seancë solemne kurse manifestimi qendror me program kulturor-artistik do të mbahet në sheshin “Adem Jashari”.
Gjithashtu do të mbahet edhe finalja e turneut në futboll të vogël si dhe aktivitete tjera përcjellëse. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara