Komuna e Obiliqit shpenzon afro 1 mijë euro për një aparat të ujit

19:01 | 17 Gusht 2019

Komuna e Obiliqit gjatë këtij muaji hapi një tender për furnizimin me aparat të ujit.

Me datën 9 gusht ata nënshkruan një kontratë me ‘Ujë Rugove’ për t’u furnizuar me aparat të ujit, shkruan Indeksonline.

Ky aparat i ujit Komunës së Obiliqit i kushtoj 984 euro. Ky ishte çmimi më i ulët i ofruar në tender.

Komuna në fjalë kishte parashikuar që vlera e kontratës të jetë 994 euro.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara