Komisioni vendos, Simnica kryetar në nëndegën ‘Muhaxherët2’

20:36 | 12 Qershor 2019

Sot u mbajt mbledhja e Kryesisë së LDK-së ku u diskutua për ecurinë e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë dhe procesin e zgjedhjeve mbrenda LDK-s.

Pas diskutimit të temave rreth zgjedhjeve u diskutua edhe për mbarëvajtjen e kuvendit të nëndegës Muhaxherët2 të degës së 3-të të LDK-së në Prishtinë.

Komisioni pas mbledhjes mori vendim që kryetar i kësaj nëndege të jetë Amir Simnica, kandidati i cili më 26 Maj fitoi bindshëm ndaj ish- kryetarit të nëndegës Rama Ajeti.

Këtë për Syri.net Kosova e konfirmoi kryetari i komisionit, njëkohësisht nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu.

Ai tha se Komisioni vendosi që Kuvendi i 26 majit të jetë legjitim, kundrejt Kuvendit të mbajtur me 8 qershor.

Për këtë vendim foli edhe vet kryetari i kësaj nëndege, Amir Simnica.

Ai për Syri.net Kosova tha se u rikonfirmua legjitimiteti i Kuvendit të 26 majit.

“Pas ankesës që kemi dërgu në komisionin e ankesave në kryesi të LDK-së, ne sot kemi pritur përgjigjen zyrtare nga ta. Edhe pse Kryesia e Degës së tretë vendosi që te mbajë edhe një Kuvend paralel me datën 8 qershor, duke mos respektuar rregullat e zgjedhjeve e gjithashtu duke mos respektuar as afatet ligjore të komisionit të ankesave, sot përfundimisht u vendos që të legjitimohet Kuvendi i datës 26 Maj ku unë u zgjodha më shumicë votash kryetar i kësaj nëndege dhe u zgjodh anëtarësia e re prej 18 anëtarëve”.

Ai shtoi se për këtë post partiak do të jap maksimumin për të mirën e komunitetit të nëndegës Muhaxherët2.

“Falenderoj banorët e lagjes për besimin dhe mbështetjen e tyre të parezervë”, shtoi Simnica.

Simnica për 4 vjet do të jetë kryetar i nëndegës Muhaxherët2.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara