Komisioni i udhëhequr nga Haki Abazi shkarkon sekretarin në Ministrinë që e udhëheq Blerim Reka

19:01 | 22 Maj 2020

Një tjetër zyrtar i lartë shtetëror është shkarkuar sot nga Qeveria e Albin Kurtit.

Komisioni Disiplinor për Pozita të Nivelit te Lartë Drejtues, që kryesohet nga Haki Abazi, zëvendëskryeministër, ka shkarkuar Kushtrim Cukajn nga detyra e Sekretarit të Ministrisë së Integrimeve.

Arsyetimi, thuhet në vendim, për shkak të shkeljeve të rënda ligjore.

Ky komision, ku bënë pjesë edhe Ministri Xhelal Svecla, Ministrja Emilja Rexhepi, Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi dhe Edi Gusia, është themeluar nga Qeveria në muajin Prill.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara