Kombet e Bashkuara do të nderojnë punën e grave në kriza në të gjithë botën

07:25 | 19 Gusht 2019

Kombet e Bashkuara me rastin e Ditës Botërore Humanitare 2019 do të nderojnë punën e grave në kriza në të gjithë botën “Gratë përbëjnë një numër të madh të atyre që rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët.

Ato shpesh janë të parat që përgjigjen dhe të fundit që largohen. Këto gra meritojnë të kenë festë. Ato janë të nevojshme sot më shumë se kurrë për të forcuar reagimin global humanitar.

Liderët botërorë dhe akterët jo-shtetërorë duhet t’iu sigurojnë atyre dhe të gjithë humanistëve mbrojtja që u jepet atyre sipas ligjit ndërkombëtar”, thotë OKB-ja.

Kjo ditë ka për qëllim të zgjojë vetëdijen për nevojën humanitare që ka në botë. Sipas Organizatës për Iniciativën e Zhvillimit, më shumë se 201 milionë njerëz në 134 vende të botës kanë nevojë emergjente për mbijetesë, përderisa rreth dy miliardë njerëz jetojnë me një mesatare prej 3.2 dollarë në ditë. Në vitin 2008, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi 19 gushtin si Ditën Botërore të Ndihmës Humanitare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara