Kolona të gjata në Merdarë, pritje deri në katër orë për të hyrë në Kosovë

23:40 | 13 Prill 2019

Me përfundimit e ditëve të ftohta me borë e shi, sikurse cdo vit, edhe kësaj here kanë filluar problemet me kolonat e gjata në kufijtë e Kosovës.

Sipas matjeve të bëra sonte në orën 22:00 nga Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar në MPB, në pikëkalimin kufitar të Merdares, pritjet në hyrje kanë qenë të gjata 200-240 minuta apo katër orë, shkruan Indeksonline.

Derisa kolonat kanë qenë të gjata 2 kilometra apo 2000 metra për të hyr në territorin e Kosovës.

Në pikëkalimet tjera kufitare gjendja është e qetë dhe pritjet janë të gjata deri në pesë minuta, kurse kolona nuk ka.

Kujtojmë se cdo ditë, sidomos gjatë verës kur numër i madh i mërgimtarëve vijnë për pushime në vendlindje, kolonat në pikëkalimet kufitare zgjasin deri në 10-12 orë, apo edhe më shumë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale