Koalicioni AKR-NISMA-PD llogaritin në votat e diasporës

20:57 | 16 Tetor 2019

Shpresat për ta kaluar pragun i kanë te votat Diasporës.

Por rezultatet e këtij numërimi duket se nuk po e favorizojnë shumë koalicionin Nisma-AKR dhe PD të cilët janë afër për ta kaluar pragun prej 5 për qind.

Përkundër kësaj nga ky koalicion janë të bindur që do ta kalojnë pragun.

Fatmir Matoshi nga Aleanca Kosova e Re është i bindur që do ta arrijnë një gjë të tillë duke llogaritur në votat e mërgatës.

Edhe kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani thotë që ky koalicion e ka kaluar pragun zgjedhor dhe se do të jetë pjesë e legjislaturës.

Ndërkohë, përmes telefonit, Endrit Shala nga Nisma Socialdeomkrate ka thënë se janë të bindur që do të jenë pjesë e legjislaturës së shtatë.

E zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi përmes telefonit  ka thënëse ky institucion rezultatet përfundimtare do ti publikoj pas ri numërimit të votave./eExpress

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara