Klinika Infektive në QKUK pranon donacion në vlerë 11 mijë euro

20:38 | 1 Qershor 2020

Aksioni për nëna dhe fëmijë ka dhuruar donacion për Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Donacioni ka vlerë 11 mijë euro.

Sipas njoftimit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, në donacion përfshihen pajisje mjekësore dhe pajisje për mbrojtje personale.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, falënderon donatorët që kanë mbështetur në vazhdimësi me donacione të ndryshme, duke ndihmuar në menaxhim më të lehtë të situatës me Covid-19”, thuhet në njoftim./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara