Kjo është gjendja aktuale në veri të Mitrovicës (FOTO)

09:46 | 23 Nëntor 2018

Gjendja aktuale në Veri të Mitrovicës është e qetë dhe normale.

Ekipi i portalit Arbresh.info po qëndron te Ura që lidh pjesën veriore me jugore në Mitrovicë dhe raporton se gjendja është e qetë dhe normale.

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës dhe Njësia Speciale ka arrestuar katër serbë në veri te Mitrovicës të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviç.

Pas këtij aksioni të ROSUs, në Veri është ndezur alarmi i sigurisë ku ka bërë që shumë qytetar serbë të dalin në rrugë.

Arrestimi i katër serbëve ka ngjalluar reagime të shumta mëngjesin e sotëm nga Serbia. Aleksandër Vuciq ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme me kreun e ushtrisë, policisë dhe BIA-s.

Ekipi i Arbresh.info do të qëndrojë sot gjatë ditës në veri dhe do t’ju informoj për të rejat./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale