Kjo është arsyeja pse i dënuari Enver Hasani e akuzon kryeprokurorin Lumezi

12:24 | 19 Tetor 2017

Enver Hasani, si i sapo dënuar me burgim me kusht për vepër penale, në lidhje me kontratën për përkthimin e librave nga anglishtja në shqip për Universitetin e Prishtinës, e ka sulmuar sërish kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezin.

Diçka të tillë e kishte bërë edhe më herët, prej se Hasani kishte nisur të përballej me hetime e akuza për këtë vepër penale.

Dje, Hasani e akuzoi Lumezin se e ka falsifikuar provimin e jurisprudencës. Dhe këtë ai duket se e bën sa herë që sheh se Lumezi ka marrë një nismë apo është angazhuar në ndonjë detyrë të re.

Siç merr vesh Indeksonline, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka propozuar Lumezin për kryetar të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Qeveria më pas do ta dërgojë propozimin në Kuvend, për votim.

Për këtë Indeksonline ka siguruar edhe propozimin e  dërguar nga ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Ky është vendimi i dërguar në Qeveri, ku janë edhe të gjithë emrat e propozuar për anëtar në këtë komision.

Kjo duket t’i këtë penguar shumë Hasanit, tashmë i dënuar nga sistemi i drejtësisë në vend.

Enver Hasani jo rrallë herë është akuzuar se ka shkatërruar Universitetin e Prishtinës me vendime të tij, sa ka qenë rektor dhe po ashtu se ka menaxhuar keq me Gjykatën Kushtetuese sa ka qenë kryetar.

Këto akuza që Hasani i bën vazhdimisht kundër Lumezit, kryeprokurori i kishte quajtur, tentim të Hasanit për t’iu shmangur drejtësisë.

22686564-10214319574133265-1245927165-n

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara