Kjo është ambasadorja e Kosovës në Suedi

17:10 | 18 Shkurt 2019

Gazetari Astrit Gashi, që jeton dhe vepron në Suedi, ka njoftuar përmes profilit të tij në Facebook se Shkendije Geci Sherifi është emëruar ambasadore e Republikës së Kosovës në Suedi.

Gashi ka thënë kjo i është konfirmuar nga presidenca dhe se e falënderon këtë institucion për përzgjedhjen e njeriut të duhur për t’i përfaqësuar shqiptarët e Kosovës në Suedi.

“Shkendije Geci Sherifi emërohet ambasadore në Suedi…Faleminderit presidenca që më dëgjuat propozimin tim që ambasadorja të jetë femër”, ka shkruar gazetari Gashi.

Më parë Shkendije Geci Sherifi ka shërbyer si ambasadore e Kosovës në Kroaci.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara