Kim Jong-un dërgon ish të dashuren e tij për spiunazh në Korenë Jugore

21:38 | 21 Janar 2018

Ylli i muzikës pop, që për një kohë të gjatë nuk ishte shfaqur në mediat e Koresë Veriore, njëherit edhe ish e dashura e Kim Jong-un, i ka prirë sot delegacionit koreano veriorë që do të marrë pjesë në Lojrat Olimpike Dimërore në Korenë Jugore.

Hyon Song-wol ka qenë subjekt i shumë spekulimeve për vite me rradhë, pasi dyshohet se ajo ishte vrarë, transmeton portali arbresh.info

Kim para nisjes së delegacionit nga Koreja Veriore për të marrë pjesë në Lojrat Olimpike Dimërore në, kreu një lëvizje diplomatike dhe hapi fillimin e negociatave mes dy vendeve.

Delegacioni  prej shtatë anëtarëve të Koresë së Veriut, i udhëhequr nga Hyon Song-wol, do të kontrollojë vendet për shfaqje dhe sikurse shkruan “express.uk” ajo pritet të mbajë sytë dhe veshët hapur gjatë qëndrimin atje.

Gjatë vitit 2012, lajmi për vdekjen e këngëtares të muzikës pop ishte përhapur, pasi ishte kuptuar se ajo dhe Kim Jong-un kishin ndërprerë marrëdheniet intime. Megjithatë, ajo u shfaq më pas në vitin 2014, ku edhe falenderoi liderin e saj “për besimin qiellor dhe kujdesin e ngrohtë që ka ai ndaj artit”./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara