Kijevë, dy persona të maskuar tentojnë të vjedhin një bankomat

23:15 | 21 Janar 2020

Një person ka raportuar në polici, se dy persona të maskuar kanë tentuar të kryejnë një vjedhje në një bankomat.

Sipas policisë, personat e maskuar pasi janë vërejtur nga ankuesi, janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:40 .

“Fshati Kijevë, Malishevë 20.01.2020-02:40. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se dy persona të panjohur dhe të maskuar kanë tentuar që të kryejnë vjedhje në një bankomat të një banke, por pasi janë vërejtur nga ankuesi janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, bën të ditur policia.

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore./arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara

Të ngjashme