KFOR-i mbështetë Policinë e Kosovës në përgjigje ndaj COVID-19

09:54 | 17 Shtator 2020

Karabinierët Italianë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të KFOR-it, i dhuruan Policisë së Kosovës 22 makina gjeneruese të ozonit për të pastruar zyrat dhe automjetet nga viruset, bakteret dhe patogjenët e tjerë.

Pajisjet u financuan nga Ministria Italiane e Mbrojtjes dhe raportohet se do të lehtësojnë përpjekjet e vazhdueshme të institucioneve në Kosovë kundër pandemisë COVID-19. Në muajt e kaluar ushtria Italiane, me kërkesë të institucioneve të Kosovës, siguroi një ekip të përbërë nga nëntë anëtarë të personelit nga Regjimenti i 7-të i Mbrojtjes Kimike-Biologjike-Radiologjike-Bërthamore ‘Kremona’ që dezinfektoi mbi 50 objekte publike në të gjithë Kosovën në 34 komuna të ndryshme.

Që nga shpërthimi i COVID-19, vendet aleate dhe partnere të NATO-s kanë mbështetur institucionet në Kosovë në përgjigje ndaj pandemisë përmes dhurimit të pajisjeve të mbrojtjes personale dhe duke ofruar mbështetje teknike, ku KFOR-i ka një rol lehtësues.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe Koloneli Enio Simone, Komandant i Regjimentit MSU-KFOR, morën pjesë në ceremoninë e dorëzimit në selinë e Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Aftësia e KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes nuk është dëmtuar nga COVID-19, dhe rreth 3,500 ushtarë nga 26 kombe janë duke kryer rregullisht operacionet e tyre ndërsa zbatojnë masa të kujdesshme dhe të fuqishme për të kufizuar përhapjen e virusit dhe për të minimizuar rreziqet për anëtarët e saj dhe për komunitetet ku ata shërbejnë, në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara