KFOR-i amerikan me donacion për QKMF në Podujevë

10:13 | 23 Qershor 2020

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka pranuar një donacion nga KFOR-i amerikan për QKMF-Podujevë.

Në njoftim thuhet se donacioni përfshinë material mbrojtës medicinal për stafin e QKMF, shkruan arbresh.info.

“Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka pranuar një donacion nga KFOR-i amerikan për QKMF-Podujevë.

Donacioni përfshinë material mbrojtës medicinal për stafin e QKMF- Podujevë, dorëza, maska, uniforma komplete, termometra, maska 3D dhe syze mbrojtëse.

Nënkryetari Rudari ka falënderuar KFOR-in amerikan për donacionin, i cili ka për qëllim mbrojtjen dhe parandalimin e pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara