Këto rrugë të Prishtinës mos i llogaritni nga nesër deri me 31 dhjetor

15:25 | 15 Tetor 2019

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se prej nesër, 16 tetor deri me 31 dhjetor 2019, rrugët “Arkitekt Karl Gega” dhe “Ali Pashë Tepelena” do të jenë të mbyllura për qarkullim me automjete, me qëllim të realizimit të punëve në intervenimin e rrjetit të kanalizimit.

Në njoftimin e bërë nga Komuna e Prishtinës thuhet se, punimet në këto dy rrugë janë pjesë e projektit dhe kontratës “Rikonstruimi i rrugës “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashë Tepelena” dhe “Arkitekt Karl Gega”.

Komuna e Prishtinës falënderon qytetarët paraprakisht për mirëkuptimin dhe po ashtu bën thirrje që gjatë kësaj kohe të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim në këtë pjesë të qytetit./Telegrafi/

Lajmet më të lexuara