Këto janë komunat nga vijnë 73 rastet e reja me Covid-19

22:27 | 2 Korrik 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe 73 raste të reja me Covid-19.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 225 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 73 raste pozitive.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Lipjanit 7 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Skenderajt 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë dhe Podujevë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, shkruan arbresh.info.

IKSHPK poashtu njofton se janë shëruar edhe 63 pacientë të tjerë nga Covid-19.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara