Këto fotografi më së miri e dëshmojnë krizën e furnizimit me ujë në Gjilan

16:52 | 21 Tetor 2019

Komuna e Gjilanit këtë vit është përballur me probleme serioze me ujin e pijshëm.

Madje, gjatë kësaj vere kryetari i Komunës, Lutfi Haziri e ka shpallur situatën emergjente e qytetarët janë përballur me reduktime të shumta të ujit, e me dënime në rast keqshfrytëzimi.

Gjendja po vazhdon të mbetet përsëri e njejtë me mungesën e ujit të pijshëm, e kjo shihet më së miri në disa fotografi që janë publikuar së fundmi në një faqe në Facebook.

Si pasojë e thatësirës, siç shihet edhe në foto toka në liqenin e Përlepnicës ka marrë një pamje mjaft shqetësuese.

Pamje sa e bukur, aq edhe shqetësuese! ☀️🥀Gentian Syla vjen me një set fotosh të reja. 📸Si pasojë e thatësisë ekstreme, ka bërë që toka të merr pamje të tillë në liqenin e Perlepnicës! 🌡

Publiée par Moti në Gjilan sur Lundi 21 octobre 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara