Këta janë kandidatët më të votuar të LDK-së në Prizren

23:38 | 9 Tetor 2019

Lidhja Demokratike e Kosovës përfundoi i dyta në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Në listën e siguruar nga arbresh.info të kandidatëve dhe votave që kanë marrë në qytetin e Prizrenit prin bartësja e listës dhe njëherësh kandidatja për kryeministre nga kjo parti, Vjosa Osmani me gjithsej 9051 vota.

I dyti në këtë listë është Anton Quni me 5060 vota, i përcjellur nga Haxhi Avdyli me 3318 e i katërti Driton Selmanaj me 3179.

Pas tij është edhe kandidati Xhavit Ukaj me 3252 vota dhe ish-kandidati i LDK’së për kryetar të Prizrenit dhe ish-deputeti në legjislaturën e 5-të, Hatim Baxhaku, i cili ka marrë 3069 vota./arbresh.info/

Për më tepër keni listën më poshtë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara