Këshilli Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi mbajti takimin e parë konstituiv

12:28 | 12 Dhjetor 2017

Është mbajtur takimi i parë konstituiv i Këshillit Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi i udhëhequr nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Në hapje të takimit ka marrë pjesë zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, ndërsa takimin e ka udhëhequr ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj.

Ministri Beqaj, me këtë rast ka deklaruar se Këshilli për Inovacion dhe Ndërmarrësi do të ketë rol këshillues dhe iniciues në funksion të stimulimit të aktiviteteve inovative dhe zhvillimit të ndërmarrësisë, fuqizimit të sektorit privat dhe rritjes e konkurrueshmërisë drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Republikën e Kosovës, transmeton Klan Kosova

Në takimin e Këshillit, në parim është miratuar Rregullorja e punës së Këshillit Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi dhe kalendari i takimeve.

Këshilli për Inovacion dhe Ndërmarrësi është themeluar me vendimin e Qeverisë, Nr.13/15, kryesohet nga ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe ka 17 anëtar, duke përfshirë ministritë e linjës, Komisionin Parlamentar, Asocacionin e Komunave, komunitetin e shkencës, komunitetin e biznesit dhe Komunitetin e Inovacionit dhe ICT./Klan Kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara