Këshilli i prindërve kundërshton grevën e paralajmëruar nga SBASHK-u

14:26 | 13 Shkurt 2018

Apeli i SBASHK-ut drejtuar prindërve dhe nxënësve të Kosovës për grevën një orëshe për ditëne nesërme, ka shqetësuar Këshillin e Prindërve të Kosovës.

Përmes një njoftimi për media, Këshilli i Prindërve duke falënderuar mësimdhënësit kanë kundështuar kërkresën për grevë si formë e zgjedhjes së problemeve që kanë mësimdhënësit, transmeton Indeksonline.

Ky është njoftimi i tyre i plotë:

Apeli i SBASHK-ut drejtuar prindërve dhe nxënësve të Kosovës për grevën një orëshe të paraparë për ditën e nesërme ka shqetësuar Këshillin e Prindërve të Kosovës,prindërit dhe nxënësit e Kosovës.

Këshilli I Prindërve të Kosovës është i njoftuar me kërkesat legjitime dhe marrëveshjet e arritura me organet e Qeverisë së Kosovës të cilat ende nuk janë realizuar.

Ne jemi të vetëdijshëm për gjendjen e mësimdhënësve dhe për sakrificën e tyre të lartë në vitet e nëntdhjeta për mbajtjen gjallë të arsimit shqip të Kosovës dhe ju jemi mirënjohës të gjithë atyre që kanë qenë akter të këtyre viteve të vështira të arsimit shqip në Kosovë,andaj kërkesat e SBASHK-ut janë legjitime dhe të drejta, por nuk është e drejta, por në anën tjetër kundërshtojmë grevën si formë e zgjedhjes së problemeve që kanë mësimdhanësit.

Nëpërmes kësaj komunikate për shtyp ne I bëjm apel Qeverisë së Kosovës, MInistrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë që të marin masat e nevojshme dhe të përmbushin obligimin e tyre ndaj mësimdhënësve.

Njëkohësisht apelojmë SBASHK-undhe të gjithë mësimdhaënësit që të jenë e matur dhe të kujdesëshëm dhe të bëjnë përpjekje për prolongimin e kësaj greve të paralajmëruar ,në mënyrë që mos të krijohen barriera dhe paqartësi tek prindërit dhe nxënësit dhe mos të pësojnë ata që më së paku kanë faj në këtë proces,e që j anë nxënësit e Kosovës./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale