Kërkohet shpronësimi i tokave për ndërtimin e autostradës Prishtinë- Hani i Elezit

12:28 | 29 Mars 2018

Në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës është miratuar shqyrtimi I propozim vendimit përfundimtar për shpronësim për interes publik  të pronave të cilat preken nga ndërtimi i autostradës R6 Prishtinë-Hani i Elezit, në zonat kadastrale të komunës së Kaçanikut, Hanit të Elezit dhe Ferizajt, raporton arbresh.info.

Ministrja Albena Reshitaj ka thënë se departamenti i shpronësimit në kuadër të MMPH ka pranuar raportet e vlerësimit për këto prona.

“Propozoj qeverisë së Kosovës të nxjerr vendim ekzekutiv me të cilën miratohet vendimi përfundimtar i departamentit të shpronësimit të këtyre pronave”, ka thënë ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara