Kërkohet seancë e jashtëzakonshme të premten për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

16:41 | 2 Dhjetor 2020

Partia Demokratike e Kosovës ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të kërkuar seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.

Seanca është kërkuar të mbahet të premten (4 dhjetor) në ora 11:00 ku pritet të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, raporton portali arbresh.info

Kujtojmë se Komisioni për Buxhet dhe Transfere i dha dritën e gjelbër Projektligjit pas futjes së katër rekomandimeve të PDK-së për amendamentim që kishin kërkuar.

Kërkesat ishin këto:

Pakoja për qytetarët, punëtorët dhe bizneset e prekura nga pandemia të jetë mbi 400 milionë euro;

Pagesa për punëtorët që kanë humbur vendet e punës të jetë 300 euro në muaj;

Heqja e TVSH-së për lëndën e parë për ta mbështetur sektorin e prodhimit;

Të bëhet rimbursimi nga shteti i mjeteve prej 10% nga Trusti për qytetarët që i kanë deri në 10 mijë euro kursime.

Ky projektligj ishte dërguar në Kuvend rreth shtatë herë, por që kishte dështuar të miratohet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara