Kërkohet mobilizim për parandalim të keqpërdorimeve

12:27 | 9 Qershorë 2017

Shpend Emini, drejtues i Institutit D4D ka thënë se në një vend demokratik duhet të sigurohet mundësia që vetë të zgjedhin përfaqësuesin e tyre.

“Veprimi i papenguar i procesit zgjedhor është më se i rëndësishëm në ditën e zgjedhjeve. Institucionet kompetente duhet të reagojnë më shpejt në parandalimin e keqpërdorimeve”, ka thënë ai.

Këto komente ai i ka bërë në tryezën me temën “Drejtësia zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit” të organizuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) në partneritet me Demokracia në Veprim (DnV)./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara