Kërkohet mbështetje e Strategjisë kundër Terrorizimit

15:36 | 5 Korrik 2018

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka kërkuar mbështetje nga të gjitha autoritetet kompetente për zbatimin e strategjisë kundër terrorizmit.

Ai gjatë takimit të Grupit për Mbështetje Strategjike kundër Terrorizimit dhe Parandalimit të Ekstremizmit të Dhunshëm që shpie në Terrorizëm kërkoi po ashtu thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndër-institucional, në mënyrë që të reagohet me kohë përballë sfidave që mund të paraqiten.

Gjithashtu, në këtë takim u diskutua për zhvillimet tjera aktuale përfshirë këtu trendin e kthimit të qytetarëve nga zonat e konfliktit si dhe për procesin e themelimit të Divizionit për Parandalim dhe Ri-integrim të Personave të Radikalizuar, si Divizion i ri në Ministrinë e Punëve të Brendshme, me qëllim të zbatimit më efikas të kësaj Strategjie.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara