Kërkohet drejtësi për Kujtim Veselin, djalin 11 vjeçar të vrarë në Fushë Kosovë

11:41 | 11 Korrik 2020

Sot janë bërë 1 vit prej që kur 11 vjeçari nga Fushë Kosova, u përdhunua e u vra.

Atij iu shkel e drejta në jetë nga institucionet që nuk i ofruan mbrojtje dhe siguri, raporton arbresh.info.

Aktivistët e shoqërisë civile “Drejtësi për Kujtimin”, përpara Këshillit Prokurorial të Kosovës në Prishtinë, në një aksionin simbolik, kanë  kërkuar drejtësi për 11 vjeçarin e komunitetit RAE.

Aktivisti i kësaj shoqërie, Gazmend Qyqalla, ka thënë se sot janë bërë 1 vit nga dhunimi  seksual dhe vrasja e Kujtim Veselit, djalit 11 vjeçar nga Fushë Kosova, e për këtë rast ishte njoftuar edhe policia për dhunimin seksual nga S.O, në janar të vitit 2019.

“Sot janë bërë 1 vit nga dhunimi  seksual dhe vrasja e Kujtim Veselit, djalit 11 vjeçar nga Fushë Kosova, e ndërsa për këtë rast ishte njoftuar edhe policia për dhunimin seksual nga S.O, në janar të vitit 2019, e ndërkaq nuk e kanë intervistuar atë deri në prill të 2019”, tha ai.

Ndërkaq, avokatja e familjes së Kujtim Veselit, Rina Kika, ka thënë se dështimi i institucioneve në mbrojtjen e jetës së Kujtim Veselit shpërfaqë racizëm dhe qasje diskriminuese ndaj komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë.

“Dështimi i institucioneve në mbrojtjen e jetës së Kujtim Veselit shpërfaqë racizëm dhe qasje diskriminuese ndaj komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptias në Kosovë. Dhunimi seksual dhe vrasja e Kujtim Veselit ka qenë e parandalueshme. Policia e dhe Prokuroria kanë qenë të njoftuar nga burimet e shumta për përdhunimin e parë dhe është dashur që menjëherë ta arrestojnë S.O, për ta mbrojtur mirëqenien dhe jetën e Kujtimit”, tha avokatja Kika.

Gjatë këtij aksioni, kjo shoqëri ka treguar edhe tre kërkesat e tyre.

Ata po ashtu, kanë lansuar edhe një peticion të hapur për nënshkrimin online për të gjithë qytetarët e Kosovës:

-Nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit: kërkim falje publike ndaj familjes së Kujtim Veselit për shkeljen e të drejtës së tij në jetën dhe neglizhimin e rastit.

-Nga Kryeprokurori i Shtetit dhe Prokuroria e Shtetit: inicimin e hetimeve të pavarura penale të prokurorisë dhe zyrtarëve policorë përgjegjës për rastin, si dhe sjelljen para drejtësisë të personave përgjegjës për mos-kryerjen e detyrës zyrtare dhe shkeljen e statusit të barabartë të shtetasve të Republikës së Kosovës.

-Nga Qeveria e Kosovës: kompensimin për shkelje të të drejtave të njeriut  për familjen e Kujtim Veselit.

Kujtojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë më 27 prill të vitit të kaluar , ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.O, në drejtim të veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Dhunimi”.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri më 11 korrik 2019, në Fushë Kosovë, pasi e kishte dhunuar viktimën K.V., më pastaj edhe e kishte vrarë, raporton arbresh.info.

K.Veseli u gjet i vdekur të enjten e 11 korrikut të vitit 2019, poshtë shkallëve të një kompleksi banesor, në lagjen ‘Xhemail Mustafa’.

Nëna e tij ka akuzuar një 20-vjeçar për dhunimin e pastaj vrasjen e djalit. Rastin për abuzimin seksual ajo e kishte paraqitur në polici në janarin e këtij viti. Por, ndaj të dyshuarit policia kishte ngritur veç kallëzim penal. Autopsia e bërë në trupin e 11-vjeçarit të ndjerë tregon se ai u dhunua tri herë.

Kjo ngjarje kishte tronditur mbarë vendin./Arbresh.info

Kërkohet drejtësi për Kujtim Veselin, djalin 11 vjeçar të vrarë në Fushë Kosovë

Publiée par Arbresh.info sur Samedi 11 juillet 2020

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara