KEDS thotë se ka mobilizuar shumë ekipe për ta ndihmuar KOSTT-in

18:21 | 21 Nëntor 2020

Bregu i Diellit ka mbetur pa energji elektrike. Për këtë është sqaruar KOSTT, i cili ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak të rritjes së konsumit gjë që ka ndikuar në paraqitjen e disa defekteve në rrjetin distributiv të nivelit të tensionit 10kV të cilat po reflektojnë edhe në sistemin e transmetimit.

Nga ana tjetër, KEDS ka njoftuar se ka mobilizuar dhjetëra ekipe nga terreni, të cilët janë duke i dalur në ndihmë ekipeve të KOSTT tek nënstacioni 110/10, Prishtina 2, pronë e KOSTT, në mënyrë që furnizimi me energji elektrike të kthehet në kohën më të shpejt të mundshme për një pjesë të konsiderueshme të lagjes Bregu i Diellit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara