KEDS: Shpend Ahmeti nuk na fajësoi për ndotjen e ajrit në Prishtinë

11:48 | 10 Dhjetor 2019

Të hënën kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti duke folur për ndotjen e ajrit në kryeqytet tha se ndryshimet e bëra nga KEDS kanë ndikuar në rritjen e përdorimit të qymyrit në disa pjesë të qytetit.

Ahmeti tha se me largimin e orëve nga shtëpitë nga KEDS qytetarët janë detyruar të kalojnë në metoda alternative/më të lira të ngrohjes.

E kjo sipas Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji elektrike është vetëm shtjellim e situatës. Zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala ka thënë për arbresh.info se i pari i Prishtinës nuk e ka fajësuar KEDS.

“Kryetari i Prishtinës nuk e ka fajësuar KEDS-in. Ai e ka shtjelluar vetëm situatën. Keqpërdorimet e energjisë elektrike i shkaktojnë sistemit dëmtime më të mëdha. Kjo, pasi konsumatorët e tillë e përdorin atë energji elektrike të prodhuar në vend në mënyrën më joeficiente të mundshme, duke shkaktuar edhe mbingarkesa në sistem. Të njëjtën kohë, këta qytetarë prapë e përdorin edhe qymyrin për ngrohje”, ka thënë Buzhala.

Ai gjithashtu ka zgjerimi i Termokosit do të do të evitonte mbingarkesat e KEDS dhe do të krijonte ambient më të pastër.

“Si në të gjitha qytetet e mëdha, gjetja e mënyra alternative të ngrohjes është e mirëseardhur. Ne e shohim se termokosi po zgjerohet. Presim që përdorimi i sistemeve alternative të ngrohjes të përhapet në tërë territorin e vendit. Instalimi i sistemeve të tilla dhe përdorimi më eficient do të ndikonte në konsum më të ulët të energjisë elektrike sidomos gjatë dimrit, do t’ia lehtësonte shumë punën KEDS-it, duke evituar mbingarkesat, sikurse do të krijonte edhe ambient më të pastër”, ka përfunduar Buzhala.

Ndryshe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në facebook ka sqaruar shkaqet që sipas eskpertëve po ndodhë ndotja e ajrit në Kosovë.

Ai gjithashtu ka shkruar se një prej arsyejeve e rritjes për përdorimit të qymyrit është largimi i orëve nga shtëpiva e nga KEDS e si rezultat qytetarët janë detyruar të kalojnë në metoda alternative/më të lira të ngrohjes.

“Kjo e temperaturës është e qartë, që kemi të bëjmë me burimet e ngrohjes, pra përdorimin e drunjve dhe edhe më keq qymyrit në lagje të banimit individual në qytet. Këtu duhet ta kuptojmë edhe arsyen se pse ka ndodh rritja e përdorimit të qymyrit në disa pjesë të qytetit. Qe disa vite, KEDS ka filluar të luftojë informalitetin, apo humbjet në rrjet duke pretenduar se ka pas lagje që kanë pas më shumë se 60 përqind humbje në rrjet. Sipas tyre, qytetarët kanë përdor rrymën për ngrohje për shkak se një pjesë e konsiderueshme nuk e kanë paguar. Me largimin e orëve nga shtëpitë, qytetarët janë detyruar të kalojnë në metoda alternative/më të lira të ngrohjes. Edhe cmimi i drunjve është rritur, ndërsa qymyri është shumë më i lirë krahasuar me metodat tjera”, ka shkruar Ahmeti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara