Kastrati pret në takim komandantin e ri të Kampit Bondsteel

11:07 | 20 Nëntor 2020

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati e ka pritur në takim komandantin e ri të Kampit Bondsteel Col. Derek Adams.

Kastrati ka thënë se me komandantin Adams kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit.

“Aleatët ndërkombëtarë si në kohët më të vështira edhe tani në kohë paqe janë në përkrahje të vendit tonë. Prita në takim komandantin e ri të Kampit Bondsteel, Col. Derek Adams, i cili tani do të zëvendësojë komandantin, Col. Riley. Bashkë me komandantin Col. Derek Adams, diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë”, ka thënë ai.

I pari i Kamenicës, në këtë takim, i ka shpjeguar komandantit Adams se në një vend si Kamenica toleranca mes etnive është ajo që na karakterizon, dhe se një ambient i tillë, siguron paqe për të gjithë.

Lajmet më të lexuara