Kanos babin dhe i merr veturën, policia e arreston dhe i gjen marihuanë

11:40 | 9 Shtator 2019

Një person është arrestuar të dielën në Prishtinë pasi dyshohet për dhunë në familje.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari kishte kanosur babin e tij duke u kërkuar të holla, shkruan arbresh.info.

Ai gjithashtu i kishte marrë çelësat e veturës ndërsa pas ndalimit nga policia i është gjetur një sasi e substancës narkotike e dyshuar për marihuanë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që ka kanosur  prindin e tij mashkull K/Shqiptar duke i kërkuar të holla dhe ia ka marrë çelësat e veturës së tij. I dyshuari është ndaluar dhe është arrestuar derisa ka qenë duke drejtuar veturën dhe gjatë kontrollit në veturë i është gjetur dhe i është konfiskuar një sasi e substancës narkotike e dyshuar për marihuanë. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në rapotin e PK-së./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara